Jepen 42 vendime pune në çerdhen “Rinia”, lista e pritjes për regjistrim në çerdhe le t’i ngelet të kaluarës!


Së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, vizituam IPKKF “Rinia” – Tetovë.
Shkak i vizitës janë 42 punësimet e reja në këtë institucion publik, 13 në bazë të pensionimit gjegjësisht vendeve të zbrazura, dhe 29 punësime për objektin e ri “Rilindja”, i cili do të hapet së shpejti.

Sigurimi i stafit profesional në kopshte dhe investimi në forcimin e kompetencave të tyre kontribuon në cilësinë e procesit parashkollor.
Me hapjen e objektit të ri “Rilindja”, listat e pritjes për regjistrim në kopësht do t’i përkasin të shkuarës.

Ne vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, për edukim dhe arsimim cilësor të fëmijëve tanë!

Edukatoreve, përkdhelëseve dhe stafit të sapopunësuar ju uroj punë të suksesshme dhe të frytshme!

.