Mashtrohet 75-vjeçarja, e kanë thirë në telefon dhe i kanë thënë se ka fituar 20 mijë euro mirëpo separi duhet ajo ti dërgoj 600 euro, të cilat ajo i kishte derguar


Më 15.11.2024, një grua 75-vjeçare nga Velesi raportoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 600 eurosh. Sipas denoncimit, më 14.11.2024, personi e ka kontaktuar përmes telefonit dhe ka thënë se ajo do të merrte rreth 20.000 euro, por për t’i marrë ato, duhej të dërgonte paratë. Gruaja ka dërguar paratë përmes një autobusi, dhe pas një kohe personi ka telefonuar përsëri dhe ka kërkuar edhe 1.500 euro për të marrë një shumë më të madhe. Ajo kuptoi se ishte mashtruar dhe e raportoi ngjarjen në Stacionin Policor të Velesit. Policia ka nisur masa për zbardhjen e ngjarjes.