‘Kanë ngrënë pica në dhomën e zhveshjes”, mediat rumune pretendojnë se e gjitha ishte skenar


Mediat rumune pretendojnë se largimi i Kosovës drejt zhveshtoreve ishte i paramenduar, pasi që thuhet se është ‘zbuluar’ se çfarë po bënin futbollistët e Kosovës për afërsisht 1 orë.

Sipas raportimeve në mediat rumune, futbollistët e Kosovës qëndruan në zhveshtore duke ngrënë pica, derisa futbollistët rumunë po prisnin në mot të ftohtë në mes të fushës.

Si shkas i veprimeve të futbollistëve të Kosovës, mediat rumune pretendojnë se veprimi i Kombëtares së Kosovës ishte i paramenduar

Përpos mediave rumune, edhe prestigjiozja “Daily Mail” ka raportuar se futbollistët e Kosovës kishin marrë pica në zhveshtore derisa rumunët po prisnin për fatin e ndeshjes.

“Përderisa yjet e Rumanisë qëndronin në fushë në temperatura prej -2 gradë Celsius, lojtarët nga Kosova dyshohet se kanë ngrënë pica në dhomën e zhveshjes së mysafirëve dhe nuk kanë pranuar të dalin në fushë. Ndeshja u ndërpre përfundimisht një orë pasi u ndërpre me rezultatin 0-0”, thuhet në raportimin e Daily Mail.