Concentrix është një kompani që prej vitesh dominon në fushën e shërbimeve teknologjike dhe zgjidhjeve inovative për markat më të njohura në botë. Tani, kjo kompani që është sinonim i inovacionit dhe profesionalizmit njofton hapjen e një grupi të ri të punësimeve për shkurt në Tetovë, ku kriteri kryesor për aplikim është njohja e gjuhës gjermane.
Me aktivitetet e saj, Concentrix njihet për ofrimin e mundësive të shkëlqyera për zhvillim profesional, stabilitet dhe avancim të punonjësve të saj. Qendra në Tetovë tashmë është dëshmuar si pjesë e rëndësishme e rrjetit global të kompanisë, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e punësimit në rajon.
Pse të bashkoheni me Concentrix? Duke u bërë pjesë e Concentrix, ju bëheni pjesë e një mjedisi pune dinamik me standarde të larta, ku çdo anëtar është pjesë e rëndësishme e ekipit. Kompania ofron paga konkurruese, bonuse shtesë për performancë, mundësi për trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm, si dhe një atmosferë pune pozitive.
“Concentrix nuk është vetëm një vend pune; është një komunitet ku çdo individ ka mundësinë të rritet dhe të zhvillohet. I ftojmë të gjithë ata që flasin gjuhën gjermane dhe janë të gatshëm për sfida të reja, të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë të suksesshëm në Tetovë”, thonë nga kompania.
Si të aplikoni? Nëse jeni të gatshëm të ndërmerrni një hap të rëndësishëm në karrierën tuaj dhe të bëheni pjesë e historisë globale të Concentrix, aplikoni sot! Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, vizitoni faqen tonë zyrtare ose kontaktoni ekipin tonë.
Mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e një kompanie që vlerëson punën dhe aftësitë tuaja. Concentrix – karriera juaj e ardhshme fillon këtu!
Aplikoni menjëherë dhe bëhuni pjesë e ekipit që po pushton botën!
Lidhja për aplikim: https://concentrix.mk/jobs/kundendienstspezialist-tetovo/