Ibrahim Dehari reagon ndaj mediave:
Nga letra ime drejtuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut z. Mickoski janë nxjer totalist nga konteksti fjalët e mia dhe janë përdorur për politika ditore nga partitë politike.
Nga eksperienca ime jam mësuar që gjërat profesionale dhe personale të mos përzihen njëra me tjetrën. Kështu që me përgjegjësi morale mund të them se asnjë vendim i im gjatë mandatit tim si drejtor i Parkut kombëtar Mali Sharr nuk është marr në baza partiake.
Gjatë të gjithë mandatit kam pranuar kërkesa të ndryshme për punësime dhe vendime të ndryshme nga përbërja e mëparshme qeveritare si dhe kjo aktualja. Të gjitha këto vendime janë sjell në mënyrë të shëndoshë dhe pa asnjë prapavij me ngjyra politike, gjithmonë duke marr parasysh të mirën e Parkut kombëtar Mali Sharr, banorët e malësisë së Sharit si dhe mbrojtjen e natyrës.
Kërkoj nga mediumet që të tërheqin lajmet e rrejshme në lidhje me këtë çështje. Kërkesa drejtuar z.Mickoskit ka qenë me qëllim që të kemi një udhëheqësi adekuate e cila përkrahet nga popullata lokale, dashamirët e Sharrit, organizatat e ndryshme ndërkombëtare e kombëtare, gjithmonë në të mirë të vendit dhe ardhmërisë. E cila do të vazhdojë dhe do ta ec përpara procesin që veçse ka filluar që përfundimisht edhe banorët e malësisë së Sharrit të përfitojnë atë që meritojnë e ato janë: një natyrë e pastër, pa gjueti, pa lëvizje të tërbuar të makinave e kështu me rradhë.
PO PO, IBRAHIM DEHARI ka qenë është dhe do vazhdojë të jetë i angazhuar në mënyrë aktive në politikë, është dhe do të mbetet anëtar dhe funksioner i BDI-së, përkrahës dhe ndjekës i vizionit të Ali Ahmetit, mirëpo brenda Institucionin Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” nuk ka pasur dhe nuk do të ketë ngjyra partiake.
Me respekt,
Ibrahim Dehari