Prokuroria Themelore në Kërçovë ka lëshuar nurdhër për të nisur procedurë hetimore kundër një personi nga fshati Greshnicë, i cili dyshohet me bazë të arsyeshme se ka kryer veprën penale – Prodhim, mbajtje, tregti dhe shpërndarje të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese.
Një bastisje realizuar nga policia në objektet në pronësi të një personi tjetër, të cilat ishin përdorur nga i dyshuari, ka zbuluar një sasi të madhe armësh, pjesë dhe komponente të armëve të zjarrit dhe municioni – tre pushkë automatike, 188 plumba me kalibër për pushkë automatike, një pushkë gjuetie dhe 10 patrona gjuetie, si dhe një pushkë dyshenjë.
Për shkak të rrethanave që tregojnë për rrezik të arratisjes, mundësisë që i dyshuari të kryejë sërish veprën penale, si dhe mundësisë për të ndikuar te dëshmitarët në procedurë, prokurori i shtetit i ka dërguar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Kërçovës propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Propozimi është pranuar dhe ndaj të dyshuarit është caktuar paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh.