U suspendua për shkak se keqtrajtoi të punësuarit, del nesër para mediave Mustafa Hajrullai


Prokurori i lartë, Mustafa Hajrullahu nesër do të dalë para mediave, pasi sot u njoftua se i njejti është pezulluar nga puna.

Ai do të mbajë paraqitje për media në orën 11:30.

Prokuroria sot ka njoftuar se ka nisur hetim ndaj tij, pasi siç u përmend në media, i njejti ka keqtrajtuar një grup punonjësish si dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Detaje shtesë pritet që të zbulohen nesër në press konferencë.