Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të ketë luftë të ashpër, me siç thotë ai, instalimet e fuqishme të BDI-së dhe LSDM në gjyqësor dhe Prokurori, përcjell TV21. Mickoski thotë se këta individë janë të pakët dhe se, siç thotë ai, do të mposhten.
“Instalimet e e LSDM-së dhe BDI-së janë të fuqishme, do të jetë e ashpër lufta me ta, nuk pres që të jetë e lehtë, në prokurori dhe gjyqësor. Shpesh herë, në këto 5 muaj që jemi qeveri, ndodh që dikush prej prokurorëve të kenë probleme me barkun, kokë dhimbje, temperaturë, e kështu me radhë, në momentin kur duhet të ndërmerret aksion rezolut kundër kriminelëve që janë simbol i një qeverisje 7 vjeçe, që nuk duhet të na përsëritet. Unë nuk besoj që kjo luftë do të jetë e shkurtër, kjo luftë do të jetë e gjatë dhe shteruese, sepse ata janë të fuqishëm, ata instalime janë të fuqishme, pak janë, të kuptohemi, nuk janë shumë. Pak janë në prokurori dhe gjyqësor që ende janë dëgjues të verbër të pushtetit të kaluar LSDM-BDI, por mund t’iu them se do të fitojmë. Atë që e kam thënë, edhe e kam bërë. Në fund do të fitojmë dhe ata do të mposhten”, theksoi Mickoski.