Më datë 07.11.2024 në ora 16.30 në lagjen “Fazaneria 2” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivari kanë arrestuar personin B.Z (69) nga Gostivari, i cili është raportuar se në orën 15.30 me një mjet prej druri ka sulmuar fizikisht personin Q.S.(63) nga Gostivari, si dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj gruas dhe djalit të tij. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.