Një 59-vjeçar nga Prilepi humbi jetën dje pasi me automjetin e tij doli nga rruga në aksin Prilep-Krushevë.
“Më 06.11.2024, në orën 11:28, në Stacionin Policor të Prilepit u raportua se në rrugën rajonale Prilep-Krushevë, në vendin e njohur si ‘Livadhi i Begut’, ndodhi një aksident tragjik. Në incident humbi jetën drejtuesi i automjetit ‘Opel’, S.T. (59) nga Prilepi, i cili doli jashtë rrugës. Për shkak të lëndimeve të marra, S.T. ndërroi jetë në vendin e aksidentit, dhe vdekja u konfirmua nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore,” njoftoi policia.