Më 06.11.2024, rreth orës 21:10 dhe 21:30, në afërsi të fshatit Kosturnik, në rrethin e Kumanovës, punonjësit e Policisë nga Stacioni Policor për Mbikqyrje të Kufirit në Sopot, pjesë e Qendrës Rajonale për Punët e Kufirit Verior, kanë ndaluar dhe kanë privuar nga liria I.N. (32 vjeç) nga fshati Krushopek, rajoni i Shkupit dhe G.P. (50 vjeç) nga qyteti i Velesit, për shkak të dyshimeve se kishin kryer veprën penale „trafikimi i migrantëve“.
Sipas njoftimit të policisë, më herët, rreth orës 19:15, afër fshatit Tabanovc, në Kumanovë, në autostradën “Miqësia” është vërejtur një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.N., me G.P. si pasagjer, duke transportuar tri gra nga Nepali. Ata nuk iu bindën sinjalit të ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe, pas përdorimit të mjeteve për ndalimin e detyrueshëm, ata e braktisën automjetin. Pas kësaj, migrantët u gjetën dhe u dërguan në Qendrën e Tranzitit në Tabanovc, ndërsa I.N. dhe G.P. u kapën dhe u privuan nga liria.
Pas kontrolleve, u vërtetua se I.N. ishte në kërkim nga autoritetet për shkak se ishte shpallur në arrati me urdhër nga Institucioni Penal “Burgu Idrizovë”, për shkak të arratisjes nga burgu, ku ai po vuante një dënim me burg prej gjashtë vjetësh për veprën penale “trafikimi i migrantëve”, sipas nenit 418-B të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Pas përfundimit të hetimeve dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dy të dyshuarve do të dorëzohet një kallëzim penal.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe po merren masa të tjera për hetimin e plotë të rastit.