Shqipëri, dyshohet se abuzonte me një 16-vjeçare prej 4 vitesh, shpallet në kërkim 44-vjeçari


Policia ka bërë me dije se një rast abuzimi ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 44-vjeçar prej katër vitesh abuzonte me një 12-vjeçare.

Autoritet kanë bërë me dije se autori është shpallur në kërkim.

Ishte e mitura (tani 16-vjeç), e cila ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin e autorit, i cili ishte mik i babait të saj.

Sipas saj, abuzimet kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera.