Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i uroi “mikun e tij” Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pas një “beteje të madhe,” siç e quajti ai, pasi kandidati republikan shpalli fitoren më herët sot.
“Besoj se do të bëhen përpjekje për një botë më të drejtë në këtë epokë të re që filloi me zgjedhjen e popullit amerikan,” tha Erdogan në një postim në rrjetin X, raporton Reuters. Ai shtoi se shpreson të arrijë përfundimin e konflikteve dhe krizave rajonale aktuale, veçanërisht konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.