Më 04.11.2024, në orën 11:35 dhe 12:20 në fshatin Bogovinë, Tetovë, policia nga Stacioni Policor i Kamjanit ka arrestuar personat me inicialet Lj.Z. (36) nga fshati Bogovinë dhe E.N. (32) nga fshati Sellarcë e Epërme. Ata dyshohen se nga ora 01:00 deri në 06:00 kanë kryer vjedhje të rëndë në një objekt afarist në pronësi të N.I. (55) nga fshati Bogovinë, duke marrë para dhe disa produkte.
Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.