Teksa po kulloste bagëtitë, sulmohet nga derri i egër, plagoset dhe nderron jete një 31-vjeçar


territorin e fshatit Pipero, afër Shtipit, është gjetur trupi i pajetë i një personit.

Sipas informacioneve të para, ai u gjet me një plagë nga armë zjarri. Mediat lokale raportojnë se personi i ndjerë është Ivan Kamçev, një 31-vjeçar.

Sipas të atit, i cili raportoi ngjarjen në numrin emergjent 112, aksidenti ndodhi në momentin kur djali i tij u sulmua nga një derr i egër ndërsa kulloste bagëtitë. Gjatë të shtënave, ai aksidentalisht plagosi veten dhe u gjet pa ndjenja nga babai i tij. Më vonë, ekipet e ndihmës së shpejtë konfirmuan vdekjen e tij. Policia dhe prokuroria po hetojnë këtë version të ngjarjes.