Departamenti për luftimin e krimit të organizuar – Sektori për hetime kriminale – Njësia për korrupsion, ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër D.G. (58), E.A. (58) dhe O.P. (44), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprave penale “bashkpunim kriminal”, “zbulim të sekretit zyrtar”, “pengim të drejtësisë” dhe “fituar dhe fshehur pasurinë në mënyrë të paligjshme”.
Të paditurit D.G. dhe E.A., gjatë periudhës kur ishin punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, së bashku me O.P., ishin bashkuar me një grup të organizuar kriminal për të cilin siguruan, komunikuan, transmetuan ose në një mënyrë tjetër mundësuan akses në të dhëna që përbëjnë sekret zyrtar. Në periudhën nga dhjetori 2019 deri në mars 2021, duke qenë në dijeni për interesin e shumë personave për marrjen e këtyre të dhënave dhe informacioneve zyrtare për hetime kriminalistike aktuale, masat dhe aktivitetet e planifikuara për arrestime, me theks të veçantë për të dhënat, ata u lidhën me këtë grup kriminal ku kishin një rol të veçantë për transmetimin e informacioneve zyrtare, të lidhura me grupet kriminale të organizuara të përfshira në aktivitete kriminale nga fusha të ndryshme, veçanërisht në vepra penale të rënda, për të cilat për disa parashikohet dënim me burgim të përjetshëm.
Në fakt, Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së në koordinim me një prokuror publik nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga tetori 2023 deri në janar 2024 ka zhvilluar hetim për shtetasit e maqedonise, të cilët si anëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, duke përdorur aplikacionin e koduar SKY/ECC, planifikonin dhe kryenin aktivitete për organizimin e furnizimit dhe transportit të kokainës nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së dhe RMV-së dhe merrnin pjesë në kryerjen e veprave të tjera penale, një hetim që përfundoi me padi penale kundër 16 personave.
Pas dorëzimit të padisë penale, Departamenti i Policisë Kriminale vazhdoi me analizën e të dhënave të siguruara nga Europol dhe Eurojust dhe në koordinim me një prokuror publik nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë siguruar prova bazuar në të cilat është arritur në përfundimin se të paditurit i kanë kryer veprat.
Mënyra se si të paditurit i kanë kryer veprat ka shkaktuar dëm në funksionimin e organeve shtetërore në procedurat për ndjekjen penale të personave, të cilët janë të rëndësishëm për sigurinë publike, aktivitetet e sigurisë dhe inteligjencës së organeve, si dhe mbledhjen dhe transmetimin e informacioneve që nuk janë të destinuara për përdorim publik, dhe me zbulimin e të cilave është ulur efikasiteti i punës së organeve shtetërore. Më 03.11.2024, pas masave dhe aktiviteteve operative-taktike të ndërmarra, si dhe bazuar në urdhërat e Gjykatës Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpitë e personave, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa telefona celularë, kompjuter portativ dhe dokumente të ndryshme. Personat janë arrestuar.