Gazetarja nga Shkupi kërcënohet nga një profil i rrejshem, policia nis hetimet


Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se më 3 nëntor në ora 01:30 në Stacionin Policor Karposh, 34-vjeçarja nga Shkupi, e cila ishte e punësuar si gazetare hulumtuese, ka raportuar se ka marrë kërcënime nga një profili i rremë në rrjetin social.

“Sot (03.11.) në ora 01:30 në Stacionin Policor Karposh, M.S.(34) nga Shkupi, e punësuar si gazetare-hulumtuese, ka raportuar se ka marrë kërcënime nga një profil i rremë në rrjetin social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë MPB.