Goditet kembesori për vdekje në Shkup, automjeti largohet nga vendngjarja


MPB njofton se më 2 nëntor 2024, në orën 17:25, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “500” dhe “401” në fshatin Marino, Shkup, një automjet i tipit “Honda Civic” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. (46) nga lagjja Ilinden, Shkup, ka goditur këmbësoren V.N. (78) nga fshati Marino, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, për shkak të lëndimeve të rënda, V.N. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Është kryer inspektim nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi i SPB Shkup. Pas masave të ndërmarra, policia nga Departamenti Policor Petrovec e ka gjetur drejtuesin dhe pronarin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.