Besimi në Gjyqësor! VMRO-DPMNE: Këshilli Gjyqësor me ndërhyrje të ashpër në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë!


Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik vazhdojnë të ndërmarrin hapa dhe të veprojnë drejt uljes së besimit në gjyqësor – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, Këshilli Gjyqësor, ka bërë ndërhyrje të ashpër në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe në vend se të emërojë gjykatës për anëtarë të Këshillit Drejtues të Akademisë, ka emëruar anëtar të saj në këtë pozitë.

“Më 24.10.2024, Këshilli Gjyqësor ka emëruar Antoaneta Dimovskën, anëtare të Këshillit Gjyqësor për anëtare të KD të Akademisë. Neni 44 I Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit ndalon që personi i emëruar njëkohësisht të kryejë funksionin e anëtarit të organit drejtues në ndërmarrje publike, institucion publik ose subjekt tjetër juridic që disponon me kapital shtetëror”, tha Mile Lefkov nga VMRO.

“Me rëndësi është të përmendet se Antoaneta Dimovska, karahas që është funksionare e zgjedhur, ështe edhe motra e deputetes së LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva. Ligji është i qartë. Antoaneta Dimovska nuk mund të jetë anëtare e KD të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik. Vallë lidhjet e saja familjare me deputet të LSDM-së kanë motivuar Këshillin Gjyqësor që ta emërojë anëtare të KD së Akademisë, edhe pse nuk kanë të drejtë ta bëjnë? LSDM-ja duhet të prononcohet për implikimin e saj në këtë zgjedhje?”, deklaroi Lefkov.