Në seancën e Pyetjeve të Deputetëve sot, Kryeministri Hristijan Mickoski bëri një deklaratë të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim . Sipas tij, zyrtarë të lartë të BDI-së kanë kërkuar të kenë gjysmën e pushtetit vetëm për të qenë pjesë e Qeverisë. Deklarata e Mickoskit shkaktoi një reagim të fortë në sallë, duke ngritur pyetje mbi marrëveshjet e mundshme dhe qasjen e BDI-së ndaj rolit të saj në Qeveri.
Me një status në facebook ka reaguar deputetja e VLEN, Imerlije Saliu:”Sot në seancën e Pyetjeve të Deputetëve Kryeministri Hristijan Mickoski shumë shkurt e qartë I tregoi BDI se funksionar të lartë të BDI kan kërkuar gjysmën e pushtetit që ka VLEN vetëm me vetëm të jenë pjesë e Qeverisë♀️
ps: si e lypët ashtu e gjetët♀️