Hallouini në botë, 6 traditat më të çuditshme dhe të veçanta të Ditës së të Vdekurve


Gdhendja e kungujve, “rreng apo karamele” dhe kostumet e frikshme janë disa prej traditave më tipike të Hallouinit.

Disa prej tyre si kapja e mollëve me gojë tashmë kanë dalë nga moda, por kjo festë përfshin të vegjël e të mëdhenj që marrin pjesë në evente dhe shkojnë në shtëpi të përndjekura nga fantazmat.

Hallouini nuk është një festë botërore, por ka disa shtete e kultura që e festojnë Ditën e të Gjithë Shenjtëvrve. Për disa prej tyre, është një ditë që nderohet kujtimi i të dashurve që nuk jetojnë më.

Irlandë – Gdhendja e kungujve

Shumë njerëz mendojnë një kungull të madh portokalli për Hallouinin, por në Irlandë përdoreshin rrepat. Rrënjët kelte të Irlandës dhe Skocisë mendohet të jenë zanafillat e Hallouinit dhe irlandezët gdhendnin rrepat. Fjala Jack O’Lantern vjen nga legjenda e Jack, një shpirt që nuk ishte i mirëseardhur as në parajsë e as në ferr, i dënuar për t’u endur përgjithmonë me një fener që i ndriçonte rrugën. Qirinjtë vendoseshin brenda rrepave të gërryera të lëna në pragun e derës apo në dritare mbrëmjen e 31 tetorit për të larguar Jack dhe shpirtrat e këqinj. Sot gjenden kryesisht kunguj në vend të rrepave por tradita vazhdon e madje në muze gjenden edhe rrepa të viteve 1900 që janë ruajtur mirë.

Skoci – Festivali Samhuinn i Zjarrit

Hallouini mendohet të ketë ardhur nga Samhain ose All Hallowtide, një festival pagan që shënon kalimin nga vera në vjeshtë, kohë në të cilën botët e të gjallëve dhe të vdekurve kanë një kufi shumë të hollë.edhe sot, Samhain festohet me Festivalin e Zjarrit në Edinburg. Rrugët e ngushta të qytetit kthehen në një teatër të ritualeve të lashta kelte që shoqërohen nga performancat me veshjet karakteristike. Sot festivali mbledh turma të tëra që shohin vallëzimin me zjarr, akrobatë, teatër dhe daulle.

Meksikë – Dita e të Vdekurve

Meksika nderon të vdekurit dhe feston të gjallët gjatë Día de Muertos që është një prej fesitvaleve më të famshme të Hallouinit në botë. Festivali zgjat nga 31 tetori deri më 2 nëntor dhe në ditën e parë përkujtohen fëmijët që kanë vdekur, në të dytën personat e tjerë dhe e treta është festë. Familjet ndërtojnë altarë për të vdekurit ku sjellin ëmbëlsira, lodra dhe sende që kanë pasur rëndësi për personin. Shumë prej tyre veshin kostume shumëngjyrëshe me skelet dhe festa vazhdon edhe natën në varreza ku të afërmit kujtojnë jetën e atyre që kanë vdekur.

Filipine – Pangangaluwa

Pangangaluwa është një traditë Tagalog që i përngjan “rreng apo karamele”. Fëmijë dhe adoleshentë me çarçafë të bardhë shkojnë nëpër shtëpi mbrëmjen e 31 tetorit për të kënduar këngë që i kushtohen Ditës së të Gjithë Shenjtërve dhe Ditës së të Gjithë Shpirtrave duke kërkuar dhurata. Ata shtiren si shpirtra të humbur në purgator dhe shpresonë që në këto shtëpi të marrin dhurata që shpirtrat i çojnë në botën e të vdekurve. Zakonisht dhuratat janë ushqime si kek me oriz apo gatime si homazh për këta shpirtra të uritur për ushqim dhe vëmendje.

Japoni – Jimi Hallouin

Kjo përkthehet si “Hallouini Mondan” ku njerëzit nuk veshin kostume të famshme. Në fakt, shumë njerëz zgjedhin tema kaq të veçanta sa duhet t’ua shpjegojnë të tjerëve. Një nga kostumet më të famshme të këtij viti është “një prej tavanëve të ulët në Stacionin Ueno” që i referohet një zone në një metro ku tavanët janë 1.7 metra të lartë.

Haiti – Fèt Gede

Haiti ka gjithashtu Ditën e të Vdekurve si festivalin që përkujton të dashurit që s’jetojnë më. Katolikët dhe protestantët e festojnë ndryshe, ndërsa ithtarët e besimit ‘vodou’ kanë një mënyrë shumë të veçantë. Praktikantët e ‘vodou’ vishen si shpirtrat që quhen gede ose rimishërimi i një personi të dashur që kthehet nga bota e përtejme në trupin e të afërmit që e thërret. Rrugët e Haitit mbushen me praktikantë, disa ‘të pushtuar’ nga gede dhe vizitojnë varrezat, bëjnë dhurata e rituale për të nderuar të vdekurit. Ata që ‘janë pushtuar’ nga gede vishen me të bardhë, të zezë dhe lejla, lyejnë fytyrat me pudër të bardhë dhe mbajnë syze të zeza e bastun. Ata mbajnë me vete alkool me piper që ia hedhin vetes duke kërcyer e përpëlitur ndërsa u drejtohen varrezave.