Një pajisje e dyshimtë gjendet në veturën e gazetarit Kajtazi


Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë.

Në një shkrim në Facebook, drejtori i Paparacit ka deklaruar se pajisja e dyshimtë në është zbuluar gjatë një kontrolli në servis të veturës së tij.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës”, ka thënë Kajtazi, raporton Paparaci.

Gazetari, i cili para një jave deklaroi se dyshonte se po përgjohej ilegalisht nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), ka thënë se rastin e ka lajmëruar në polici.

“Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka deklaruar Kajtazi.