Në Beograd po mbizotëron çmenduri çmimesh, pasi çmimi për një metër katror në projektin “Beogradi mbi Ujë” ka arritur në 9,125 euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, duke e bërë atë zonën më të shtrenjtë në Serbi.
Në Serbi, gjatë tremujorit të dytë të vitit, çmimet më të larta për apartamente janë regjistruar në Beograd, ku apartamenti më i shtrenjtë është shitur për 9,125 euro për metër katror, në zonën “Beogradi mbi Ujë”. Shuma më e lartë e paguar për një apartament ishte 955,000 euro, për një apartament me sipërfaqe 145 metra katrorë në të njëjtën zonë, njoftoi Zyra Republikane e Kadastrës (RGZ). Shtëpia më e shtrenjtë është shitur në komunën Savski Venac të Beogradit për 1.5 milionë euro, ndërsa hapësira më e shtrenjtë për parkim në tremujorin e dytë është paguar për 60,000 euro.