RMV, aksident mes një veture dhe një traktori, ndërron jetë drejtuesi i traktorit


Paraditen e sotme, në fshatin Banicë afër Strumicës, ka humbur jetën një drejtues traktori në një aksident trafiku, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është lënduar.

SPB Strumicë njoftoi se sot rreth orës 09:45 ka ndodhur aksidenti mes një automjeti të tipit “Seat” me targa të Strumicës, të drejtuar nga L.R. (72) nga fshati Veljusë, dhe një traktori “IMT 539” që drejtohej nga i ndjeri D.S. (43) nga fshati Banicë.

– Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit, dhe vdekja është konstatuar nga një mjek në Qendrën Mjekësore Strumicë, ndërsa pasagjeri i traktorit, K.S., ka pësuar lëndime trupore. Inspektimin e vendngjarjes e kanë kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe një ekip nga Stacioni Policor Strumicë, – informoi zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.