Mickoski për dorëheqjen e Komisionit për Falje: Një njeri i gjallë që punon mund edhe të gabojë


“Një njeri i gjallë që punon, mund edhe të gabojë,” komentoi kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me vendimin e Komisionit për Falje, i cili dje dha dorëheqje kolektive. Mickoski, i cili ishte në nënshkrimin e marrëveshjes për këstin e parë të projektit prej 250 milionë eurosh për investime kapitale në komunat, pret që kjo çështje të mbyllet.

“Një njeri i gjallë që punon, mund edhe të gabojë. Kur konstaton gabimin dhe merr përgjegjësi, atëherë është një akt i denjë, dhe kështu mund ta komentoj vendimin e anëtarëve të Komisionit që merren me çështjet e faljes. Gabimi është konstatuar, dhe e vetmja gjë që ata kanë si akt moral është të tërhiqen, gjë që e bënë. Prandaj, pres që kjo temë të mbyllet për publikun,” tha Mickoski.