Tek një i dënuar në Idrizovë janë gjetur një peshore dixhitale, drogë dhe telefona celularë


Më 26.10.2024, nga pavijoni i hapur i Velesit në Institucionin Korrektues – Burgu Idrizovë, është raportuar se rreth orës 17:00, gjatë kontrollit të A.S. (34) nga Velesi, person i dënuar që po vuante dënimin në këtë institucion, janë gjetur një peshore dixhitale, një pako me substancë të verdhë në formë pluhuri dhe dy telefona celularë, të cilët janë konfiskuar nga shërbimet policore të Seksionit për tregti të paligjshme me drogë pranë SPB Veles.

Nga shërbimet policore të burgut, A.S. është rikthyer në Institucionin Korrektues – Burgu Idrizovë për të vazhduar vuajtjen e dënimit. Prokurori publik është informuar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj A.S. do të ngrihet akuzë penale për “prodhim dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotropike dhe prekursorëve”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.