Sot kemi dasmë! Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji do të festojnë sot për dashurinë e tyre. Pas celebrimit të bërë disa javë para, Kreshniku dhe Dafina do të realizojnë sot dasmën madhështore ku do të jenë 300-400 të ftuar.
Lart e poshtë po qarkullojnë dhe disa thashetheme ku thuhet se kjo dasmë përveçse do të jetë përrallore, përveç të ftuarve do të ketë edhe bodygardë. Kryefjala.com thotë se çifti do të jenë në tavolinë vetëm dhe të rrethuar nga bodygardët. Të ftuarit do të duhet të marrin lejë para se t’i afrohen çiftit dhe të bëjnë foto me ta.
Ndërkohë, të ndalemi pak te të ftuarit. Një nga miqtë e Dafinës dhe bashkëpuntorët më të ngushtë të saj i cili do të jetë në këtë dasmë është Ylli Limani. Por, shumë prej bashkëpuntorëve të këngëtares nga Shqipëria si Elgit Doda, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi etj nuk kanë marrë një ftesë prej saj.
Gjithashtu me pikëpyetje është edhe prezenca e së motrës të Dafinës në këtë dasmë. Nuk dihen nëse dy motrat janë pajtuar apo jo me njëra-tjetrën, pasi edhe në ceremoninë e celebrimin ajo mungoi.