Tërmet i fortë në Shqipëri


Lëkundje të forta tërmeti janë ndier në qytetin e Fierit dhe zonat përreth. Tërmeti ka qenë i magnitudës 4.1 i shkallës Rihter, rreth 14 kilometra nga qyteti i Fierit dhe në një thellësi prej 5 kilometrash. Lëkundjet janë regjistruar në orën 19:33, me epiqendër në fshatin Çifçi të Fierit.

Tërmet i fortë në Shqipëri
Tërmeti është ndier edhe në qytetin e Beratit, Lushnje, Vlorë dhe zonat e tjera përreth.