Një polic është vrarë, ndërsa kolegu i tij po lufton për jetën pasi të dy u sulmuan me thikë nga një djalë 14-vjeçar në një stacion policie në Bosanska Krupa, raportuan mediat lokale.
Zëdhënësi i MPB-së së Bosnjës dhe Hercegovinës konfirmoi se një i mitur kishte hyrë në ambientet e stacionit policor dhe me një armë të ftohtë kishte vrarë një polic dhe kishte plagosur rëndë një tjetër.
Djali që kreu vrasjen është arrestuar, shkruajnë mediat.