Dënime për anti-vaksinuesit do të parashikohen me strategjinë e vaksinimit në Maqedoni, njoftoi Taravari


Dhe çfarë masash mund të merren kundër anti-vaksinuesit në vend do të dihet pasi të përfundojë strategjia për vaksinimin. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se për strategjinë është duke u punuar, njofton Pa Censurë.

“Për fat të keq, anti-vaksinimi jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe në botë po merr një përhapje të madhe. Ne së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë po përgatisim një strategji për vaksinimin në Maqedoni. Shpresoj që në nëntor ose dhjetor ta promovojmë atë. Aty do të tregojmë hapat konkretë dhe çfarë mund të bëjmë ligjërisht për ata që përhapin dezinformata dhe lajme të rreme. Për momentin nuk mund të them diçka konkrete pasi nuk e di se cilat janë mundësitë tona si Ministri e Shëndetësisë. Do të doja ta shihja strategjinë në tërësi dhe përmes saj të parashikojmë masa të caktuara, nëse është e mundur,” tha ministri Taravari.

Ai theksoi se anti-vaksinimi është tashmë një problem global dhe masat do të parashikohen në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Pa Censurë