Detaje të reja për të shtënat në Haraçinë – i kanë thënë të dalë para shtëpisë, pastaj kanë qëlluar mbi të


Sipas detajeve të reja lidhur me të shtënat në Haraçinë, një person është qëlluar pasi disa persona të tjerë i kanë kërkuar të dalë para shtëpisë së tij. Pas daljes, ata kanë hapur zjarr mbi të, duke e plagosur. Personi i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për trajtim.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të incidentit dhe janë në kërkim të autorëve të ngjarjes.