SPB Tetovë ka paraqitur një padi penale kundër një subjekti juridik nga Tetova dhe F.B. (43) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, si person përgjegjës në subjektin juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”. Gjatë vitit 2023, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, të akuzuarit ndërtuan një ndërtesë banesore me një kat më shumë se sa ishte parashikuar në lejen e ndërtimit të lëshuar nga autoriteti kompetent.