Arrestohet tetovari i cili kishte ikur nga Burgu i Idrizovës, ishte i dënuar për një vrasje


Sot (22.10.2024) në ora 08:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan A.B. (41) nga Tetova. Ai ishte dënuar me tetë vite burg për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal dhe ishte në kërkim sipas një urdhri gjyqësor për shkak të arratisjes nga Institucioni Penal-Korrektues Burgu Idrizovë në Shkup, ku i kishin mbetur për të vuajtur edhe një vit e gjashtë muaj nga dënimi. Personi është transferuar në Institucionin Penal-Korrektues Burgu Idrizovë në Shkup për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.