Kasami thotë se komunat në buxhetin e vitit 2025 do të parashohin financimin e Akademisë Shqiptare


Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë,l. I pyetur se kur do të shpërndahen mjetet për këtë institucion, Kasami tha se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.

“Është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit edhe në bazë të përcaktimit të katër kryetarëve të komunave të cilët u zotuan se në periudhën e ardhshme do të përkrahin këtë inciativës fisnike. Patjetër , kjo në bazë të kalendarit apo dinamikës së miratimit të buxhetit për vitin 2025, do të futet edhe kjo si pikë”, shtoi Kasami./tv21.tv