32-vjeçari nga Tetova i kërkuar nga Interpoli, është sjellë në mënyre agresive në shtëpinë e tij dhe ka dëmtuar pjesë të orendive


Me datë 21.10.2024 në ora 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin O.M. (32) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të babait të tij se është sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive.  Gjithashtu, pas masave të marra, është konstatuar se ai ishte në kërkim me urdhër qendror dhe ndërkombëtar dhe pas arrestimit është dërguar në një institucion shëndetësor për procedim të mëtejshëm.