Humb një burrë në Maqedoni – doli për të mbledhur kërpudha dhe tani nuk dihet asgjë për të


Një burrë nga Struga ka humbur pa gjurmë pasi dy ditë më parë doli për të mbledhur kërpudha në fshatin Brçevë. Vëllai i tij e ka denoncuar humbjen pasi nuk kanë mundur të vendosin kontakt me të.

“Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Ohër informon se Policia e Sturgës ka raportuar për një person të humbur, konkretisht K.M., i cili më 20.10.2024 u nis nga shtëpia për në fshatin Bërçevë (Komuna e Strugës) për të mbledhur kërpudha, por deri në këtë moment nuk është kthyer dhe nuk ka pasur kontakt me të. Në stacionin policor të Strugës, humbjen e ka raportuar vëllai i tij, Lj.M.,” thuhet në njoftimin e QMK.

Një banor 60-vjeçar nga Struga është raportuar si i humbur në zonën e fshatit Bërçevë, informon Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Ohrit.

Sipas informacionit, një ekip prej tre anëtarësh dhe një udhëheqës me qen kërkimi nga shoqata “Qeni Shpëtimtar” nga Ohri, në koordinim me Policinë e Strugës, janë në terren që nga mëngjesi për të lokalizuar personin e humbur.

“Ditën e djeshme, në orën 18:38, Qendra Operative e Shërbimit të Shpëtimit Malor u alarmua nga sektori i MPB për kërkimin e personave të humbur, se në zonën e fshatit Brçevë është humbur një banor i Strugës (60 vjeç), i cili është nga fshati dhe që ditën e kaluar u nis për të mbledhur fruta pylli dhe deri në orën 16:30 (sipas fqinjëve të fshatit) nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij të pushimit,” njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor.