Katër të vrarë dhe 24 të plagosur nga sulmet izraelite në afërsi të spitalit të Bejrutit


Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se katër persona janë vrarë dhe 24 tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite, në afërsi të spitalit të Bejrutit.

Ushtria izraelite sulmoi në afërsi të spitalit Rafik Hariri, ku humbën jetën katër persona dhe 24 tjerë u lënduan.

Fillimisht u raportuar për tre të vrarë dhe dhjetë të plagosur, por autoritetet e atjeshme përditësuan të dhënat.

Madje ata besojnë se numri i të vrarëve dhe plagosurve mund të jetë më i madh, ndërsa autoritetet akoma nuk e kanë kontrolluar tërë zonën ku është kryer sulmi.

E IDF-ja izraelite u ka bërë thirrje banorëve të zonave të caktuara të Bejrutit që të evakuohen.