Sekretari Organizativ i PL-së, Artemis Peca, i cili ndodhej në automjet me Ilir Metën kur u arrestua ka rrëfyer momentin kur i ndaluan agjentët e BKH-së tek Kthesa e Kamzës mesditën e sotme.
Artemis Peca
Artemis Peca
Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se ndaloi shpejtësinë e mjetit për shkak të trafikut, kur vuri re një makinë që po i afrohej.
Ai theksoi se efektivët pa uniforma i drejtuar armët dhe i thanë “hajdeni me ne”, ndërsa shtoi se mendonin se do t’i rrëmbenin.
“Po vinim drejt Tiranës u bllokua rruga dhe trafiku, ula shpejtësinë e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej, sepse kam punuar me sigurisë, na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën.
“Hajdeni me neve”. Menduam se na bënë akt, iu terrorizuam. Na shoqëruan në Komisariat, nuk bëjnë asnjë veprim sepse prisnin urdhër nga lart nga Rama dhe Dumani. Nuk kishim asnjë vendim për të na ndaluar”, tha Sekretari Organizativ, Peca.