Eksperti i OKB-së paralajmëroi se rindërtimi i Gazës mund të zgjasë deri në 80 vite


Eksperti për strehimin në Kombet e Bashkuara, Balakrishnan Rajagopal, sot deklaroi se rindërtimi i Gazës mund të zgjasë deri në 80 vjet nëse Izraeli vazhdon me sulmet ndaj Gazës.

Rajagopal publikoi se deri në janar të vitit 2024, ndërmjet 60 dhe 70 për qind e shtëpive në Gaza janë shkatërruar, ndërsa rajoni verior përballet me një shkallë edhe më të lartë shkatërrimi prej 82 për qind, sipas të dhënave në faqen zyrtare të OKB-së.

Ai theksoi se situata është përkeqësuar ndjeshëm, veçanërisht në pjesën veriore të Gazës, ku pothuajse të gjitha ndërtesat janë shkatërruar, raportoi agjencia palestineze Wafa.