Taravari: S’kam pritur që BDI-ja të rreshtohet me LSDM-në dhe VMRO-në kundër Akademisë shqiptare


Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se është habitur nga qëndrimi kundërshtues i BDI-së ndaj nismës së koalicionit VLEN për themelimin e Akademisë shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut.

Taravari në një intervistë për gazetën LAJM, tha se kishte pritur që partia e Ali Ahmetit ta përkrahte këtë nismë, në interes të shqiptarëve.

“Kjo na befason të gjithëve. Unë e kuptoj që BDI-ja nuk e ka pasur këtë ide. Kjo është ide që e ka përkrahur VLEN-i, por që BDI-ja mund të rreshtohet me LSDM-në dhe VMRO-në për të kundërshtuar këtë ide që është e mirë për shqiptarët e Maqedonisë, është ide që duhet të zhvillohet. Unë prisja që disa kryetar komunash të BDI-së të solidarizohen me idenë tonë dhe të na përkrahin si kryetar komunash, jo si parti, por pasiqë BDI-ja është tejmase e kontrolluar në të gjitha strukturat, cdo ide që nuk lind nga BDI-ja duhet të refuzohet, që është shumë destructive. BDI-ja duhet të mësohet si opozitë që idetë e pozitës shqiptare t’i pranojë. BDI-ja duhej ta mbështeste menjëherë idenë tonë për Akademinë shqiptare”, tha Taravari për gazetën LAJM.