Emigracion në SHBA/ Pyetje avokatit: A më kthehen paratë e garancisë që pagova për kushuririn?


Për çështje të emigracionit, avokati amerikan Kieran Both u ka dhënë përgjigje, disa pyetjeve të lexuesve:

Kushëriri im hyri në Amerikë ilegalisht dhe u arrestua. Gjyqtari i emigracionit në Teksas e la të lirë, pasi unë pagova për të një “bond” dhe ai erdhi në NYC të jetonte me ne. Im kushëri tashmë ka status legal

A do të më kthehen mua paratë që pagova për të?

Vasel, Bronx, Nju Jork.

Eshtë gjë e mrekullueshme që kushëriri yt fitoi statusin ligjor. Procedurat e deportimit do të ishin shumë traumatike për të dhe gjithë familjen. Meqënëse ju bëtë pagesën ( bond) ju gëzoni të drejtën t’u kthehen paratë tuaja. Bond, në kuptimin ligjor është një marrëveshje formale me shkrim me të cilën një individ merr përsipër të kryejë një veprim të caktuar( ne rastin tonë paraqitja në gjyq e kusheririt në datën e caktuar). Dështimi për të kryer obligimin e detyron personin të paguajë një shumë parash ose t’i konfiskohen paratë e vëna si depozitë.

Kur një individ ka marrë statusin ligjor, ai ka përmbushur kushtet për bond. Me anulimin e tij, Emigracioni dhe Dogana (ICE) dërgon Formularin I-391,( Immigration Bond Canceled),në Departamentit e Sigurisë Kombëtare (DHS) në Vermont dhe në adresën e personit që ka bërë pagesëne bondit.

Për këtë arsye, nëse ky person ndërron vend duhet të informojë ICE për adresën e re nëpërmjet formularit Formulari I-333, ( Obligor Change of Address) Përndryshe, ICE do e dërgojë në adresën e vjetër. Ai duhet të kontaktojë patjetër me zyrën e ICE për të filluar këtë proces, në vend që të presë që zyra e ICE të dërgojë formularin ICE Form I-391. Në Nju Jork, kjo zyrë ndodhet në adresën

New York Field Office,

Enforcement and Removal Operations,

26 Federal Plaza, Room 9-110, New York, NY 10278.

Kur individi merr formularin I-391, Notice Immigration Bond Cancelled, duhet ta dërgojë atë sëbashku me Formularin (Form I-305), (Receipt of Immigration Officer), si edhe me një letër shoqëruese ( cover letter) me kërkesën për kthimin e pageses adresuar:

Debt Management Center

Attention: Bond Unit

P.O. Box 5000

Williston, VT 05495-5000

Në qoftëse ka pyetje lidhur me kthimin e të hollave është mirë të telefonojë numrin (802) 288-7600 (Financial Operations of the DHS Debt Management Center) dhe të zgjedhë dy obcione për të biseduar me dikë.

Pyetje II.

Unë ndihmova një mikun tim për të paguar emigracionin $15.000 ( bond). Kjo qe një shumë e madhe për mua dhe unë dua të më kthehen paratë përsëri. Mirëpo zbulova që djali i mikut tim, nuk ishte paraqitur fare në gjykatën e emigracionit, por qe “zhdukur”. Si do më kthehen paratë mua që i bëra atij një nder aq të madh? Sa ka të bëjë fakti që ai mund të jetë larguar nga Amerika?

Anonim.

Nëse personi i lidhur në bond, nuk paraqitet fare në gjykatën e emigracionit për seancën e dëgjimit të caktuar nga ICE, pra “arratiset”, ai thyen kushtet e kontratës, bond-it. Kur ndodh kjo, atëhere ICE i dërgon individit që ka bërë pagesën një formular Form I-340 ( Notice to Obligor to Deliver Alien, via certified mail, return receipt requested) Ka rëndësi që ky proces të ndiqet me rigorozitet nga individi, në mënyrë që te sigurojë kthimin e parave të tij. Ky njoftim kërkon që personi të sigurojë që personi i lidhur në bond të paraqitet ne zyrën e ICE ne diten dhe orën e caktuar, zakonisht disa jave pas marrjes së këtij njoftimi. Nëse personi që ka paguar paratë nuk e sjell te huajin në kohën e përcaktuar, ICE dërgon form I- 323 për thyerjen e bondit, apo shkeljen e kontratës. Në këtë rast,paratë nuk kthehen.

Largimi vullnetar nga Amerika

Për personat që marrin përsipër largimin vullnetar, bond i shërben të njëjtit qëllim – është siguria e dhënë nga shtetasi i huaj që do të largohet sipas kushteve të largimit vullnetar.

Formulari ICE I-210 (Voluntary Departure and Verification of Departure Form), dokumenton marrëveshjen e shtetasit të huaj për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara. Para largimit, shtetasi i huaj dhe ICE nënshkruajnë formularin e printuar , dhe ICE i jep një kopje. Pas kthimit në vendin e tij / saj/një përfaqsues i Departamentit të Shtetit në konsullatë ose ambasadë të SHBA plotëson pjesën e mbetur të formularit dhe e dërgon në zyrën qendrore të DHS / ICE, duke vërtetuar që shtetasi i huaj është larguar nga Amerika. ICE pastaj e depoziton atë në arshivën elektronike Dokumenteve të Bondit.

Çfarë ndodh nëse individi i lidhur në bond kthehet në vendin e tij pa u kompletuar procesi i deportimit?

Nëse paguesi i bondit pas marrjes së Formularit I-323, (Njoftimin per thyerjen e marrëveshjes) mëson që individi i lidhur në bond, është vetë-deportuar, apo ka deportuar vullnetarisht, ka shumë mundësi të marrë rimbursimin. Ai kërkon shfuqizimin e bondit të shkelur, rivendosjen e obligimit dhe pastaj anulimin e lidhjes. Ai do të kërkojë prova që individi i lidhur në bond është larguar, siç janë konfirmimi i udhëtimit dhe pasaporta e vulosur. Individi i lidhur me bond duhet gjithashtu të paraqitet në Ambasadën e SHBA-ve ose konsullatën amerikane në vendin e tij / saj dhe të kërkojë një formular ICE-210, Nisja Vullnetare dhe Verifikimi i Nisjes, që do të dërgohet në dokumentet e Shtabit të DHS / ICE. Një kopje e dokumentave duhet t’i dërgohet përsonit që ka paguar bond-in./Illyria/