Aksioni policor në Tetovë dhe Ohër, ka persona të arrestuar


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPNKOK) do të dalin me detaje për aksionin gjatë ditës.

Në Tetovë dhe Ohër është duke u zhvilluar një aksion i madh policor. Po kryhen bastisje në disa lokacione dhe ka persona të arrestuar.

Këtë informacion e publikoi paradite Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila po udhëheq aksionin.

“Me detaje për aksionin, MPB dhe PPNKOK do të dalin gjatë ditës,” informojnë nga Prokuroria.

Dy ditë më parë, një aksion i madh policor u zhvillua edhe në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë. U arrestuan 14 doganierë, një doganier në pension dhe një punonjës policie, të akuzuar se gjatë vitit e gjysmë të fundit kishin marrë ryshfet për të mos kryer kontrollet mbi mallrat e importuara në shtet.