Skerdi Faria, doktori i famshëm estetit, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike.
Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.
Të arrestuar janë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.