Dëshmitarët e sulmit izraelit në një spital në Gaza dy ditë më parë ndanë përshtypjet e tyre me BBC për tmerrin dhe paftësinë që ndjenin, duke parë njerëzit e vrarë dhe të plagosur.
Një grua e quajti këtë ngjarje “një nga skenat më të këqija që ka parë në jetën e saj.” Një vajzë e plagosur tha se kishte dëgjuar britma dhe thirrje për ndihmë nga njerëzit që ishin bllokuar në një tendë të djegur brenda kompleksit të spitalit. Një burrë, i cili kontaktoi shërbimin britanik, tha se ishte ndjerë i thyer, pasi “nuk mund të bënte asgjë” për të ndihmuar ata që ishin djegur deri në vdekje.
Një sulm ajror izraelit goditi kompleksin e spitalit al-Aksa në Deir al-Balah, në qendër të Gazës, në orët e para të mëngjesit të hënës, duke shkaktuar një zjarr në të cilin u dogjën strehimore të improvizuara për të zhvendosurit dhe të plagosurit. Sipas ministrisë së shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, të paktën katër persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje shqetësuese të njerëzve të pafuqishëm që po digjen, ndërsa të tjerët përpiqen pa sukses t’i shpëtojnë dhe t’i nxjerrin nga tendat. Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur luftëtarët e Hamasit që vepronin në kuadër të një qendre komandimi në parkimin e spitalit, pas së cilës shpërtheu një zjarr, “ndoshta si rezultat i shpërthimeve të tjera.”
A weekend of death and destruction gave way to another deadly day in Gaza and Lebanon. Israeli forces struck multiple sites in both places.
In Gaza, an Israeli attack outside a major hospital set a makeshift tent village ablaze. At least four people were killed and dozens… pic.twitter.com/wOW9n8otgs
— PBS News (@NewsHour) October 15, 2024