Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës ngrohtë me temperatura deri në 28 gradë celcius


Mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare lokale, më të theksuara drejt fundit të ditës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të lehta dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Nga e enjtja do të ketë rritje të vranësirave dhe temperaturat e mëngjesit do të jenë pak më të larta, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës.
Të premten dhe të shtunën do të ketë reshje lokale të shiut dhe temperaturat ditore do të jenë më të ulëta për 5 deri në 7 gradë.