Kishte vjedhur energjinë elektrike, policia i ngre padi penale një personit nga Tetova


SPB Tetovë ka paraqitur një kallëzim penal kundër F.M. (49) nga fshati Bozovcë, Tetovë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror”. Më 04.07.2024, punonjësit e EVN-Tetovë kanë kryer kontrollin e matësve elektrikë në rrugën “Todor Cipovski Mërxhan” në Tetovë, ku është konstatuar se i denoncuari kishte vendosur një matës mekanik në një shtyllë përpara shtëpisë së tij pa lejen e EVN-së, duke përdorur kështu energji elektrike pa kontroll dhe pa matje të konsumit të energjisë.