Analiza e motit nga Sllavço Poposki nga Meteo Alarm:
Deri nesër (e mërkurë) shijoni diellin dhe temperaturat relativisht verore gjatë ditës, ose siç , parashikuesit e motit, e quajnë “Mini Verë”. Nga e enjtja, vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje të dobëta lokale shiu.
Gjatë fundjavës, reshjet do të jenë më të dendura. Temperaturat nga e enjtja do të fillojnë të bien, dhe në fundjavë do të jenë veçanërisht të ulëta, me temperaturat minimale që do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa ato maksimale ditore do të jenë nga 9 deri në 18 gradë.
Për shkak të depërtimit të një mase ajrore shumë të ftohtë nga lindja dhe verilindja e Evropës, gjatë fundjavës në malet mbi 1600 metra lartësi mbi nivelin e detit do të ketë reshje bore.
Edhe në rajonin e Shkupit, nga e enjtja, vranësirat do të shtohen dhe më vonë, si dhe gjatë fundjavës, do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. E gjithë kjo, veçanërisht gjatë fundjavës, do të shoqërohet me erë nga drejtimi juglindor, e cila do të forcohet në intensitet në pjesën e sipërme të Vardarit.