Tetovari i jep një personit 750 euro për ta transportuar një veturë nga jashtë shtetit, më vone e kupton se ishte mashtruar


Më datë 14.10.2024 në ora 10:00 në SPB Tetovë, një 45-vjeçar nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi A.Ll.(44) nga Shkupi për një shumë prej 750 euro.  Sipas raportit, me datën 24.08.2024, A.L., pronar i një subjekti juridik nga Shkupi, e ka mashtruar dhe i ka premtuar se për një muaj do të transportojë një veturë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe i ka dhënë paratë për shërbimin.  Pasi kishte kaluar data e dakorduar dhe automjeti nuk iu soll, ai e kuptoi se ishte mashtruar.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.