Haradinaj: Kurti është argat i Serbisë, mos e përkrahni këtë njeri


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ai thotë se kjo situatë është lajm i mirë për armiqtë tanë që na duan të nënshtruar.

“Me ndodh kjo situatë nuk është porosi e mirë, nuk është se ushtarët e Kosovës do të dorëzohen se s’kanë bukë sepse janë betuar për të shërbyer mirëpo nuk është porosi e mirë, është lajm i mirë për armiqtë e Kosovës, për ata që duan të na nënçmojnë, përçmojnë e nënshtrojnë”, është shprehur ai për GazetaBlic.

I pari i AAK-së përgjegjës për gjithë situatën e sheh kryeministrin Kurti, teksa tregon se nëse do të ishte vet në qeveri në një situatë të tillë, do të shkarkonte 4-5 njerëz përgjegjës.

“Përgjegjësia është e kryetarit të Qeverisë, situata në siguri, në ushtri, nuk është çështje e vogël, po të kishte ndodhur kjo në kohën time, po të kisha qenë, do të kisha mbajtur takim me ministrin dhe të tjerët, nëse situata nuk ishte zgjidhur brenda 24 orësh, do ta kisha thirrur takim Këshillin Kombëtar të Sigurisë, nuk është çështje e vogël dhe me siguri se para këtij takimi do t’i kisha shkarkuar 4-5 përgjegjës, 4-5 njerëz do të duhej të shkonin në shtëpi për këtë turp, për këtë fyerje që i bëhet Kosovës”, ka vlerësuar Haradinaj./GazetaBlic