Policia e Kosovës ka arrestuar më 14.10.2024, në Ferizaj, një person të kërkuar më urdhër-arrest ndërkombëtar për krim të organizuar dhe trafikim me narkotik.Sipas njoftimit, personi me inicialet H.F. (viti i lindjes 1974), ishte i kërkuar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtje të dënimit prej gjashtë viteve burgim.“Më datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim”- thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore.